Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës
43 vjeçari Alban Kote, me detyrë përmbarues gjyqësor, ishte në kërkim për dosjen e mikrokredive, ku më herët u vunë në hetim 8 persona të tjerë.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njoftoi policia.