Berisha: Policët që arrestuan Metën kishin urdhër të hapnin zjarr

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se mënyra e arrestimit të Ilir Metës ka “plotësuar para çdo shqiptari imazhin e vërtetë të narkoregjimit të Edi Ramës”. Në fjalën e përnatshme përpara mbështetësve të tij, Berisha e quajti një “akt makabër publik të rrëmbimit”. Efektivët e policisë që kryen arrestimin, Berisha i quan “banditë të armatosur dhe të maskuar”

Zvarritja dhe goditja e ish-presidentit të Republikës, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të qeverisë, aktualisht kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai” – tha Berisha që quajti “një akt çnjerëzor, antidemokratik dhe banditesk” duke akuzuar oër këtë direjt kryeministrin Edi Rama.

Një akt të tillë publik, në të cilin ju garantoj se terroristët e armatosur që i zunë pritën, kishin urdhër dhe të gatshëm të shkrehnin të gjithë karikatorët mbi armikun e Edi Ramës, Ilir Metën, riprovon pra aktin publik të të atit të tij, por natyrisht ligjet e asaj kohe parashikonin varjen për armiqtë, kurse Edi Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose për ta ekzekutuar në vend një njeri që kishte kryer të gjitha funksionet në këtë shtet, nuk po largohej, por po shkonte drejt zyrave të tij.

Një njeri, i cili ishte paraqitur sa herë ishte thirrur. Një njeri, për të cilin organizata kriminale Skapi i partisë, që urdhëroi aktin, nuk ka paraqitur dot asnjë akuzë të vërtetë, por i ndërmorën të gjitha këto si person nën hetim. Si person pa asnjë akuzë penale” – tha Berisha

Share it :