“SPAK-u publikoi sekretet hetimore”, Kryemadhi: Vajza ime është operuar në moshën 6 vjeçe. A është hetuar Rama për operacionet e… Po Veliaj a është hetuar?

Një ditë pasi Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK dhe ndaj saj u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat në Kryesinë e Kuvendit.

Kryemadhi tha se aty në kamera gjate arrestimit ka dalë edhe një “motherfu***”, që godet Metën, teksa ka sqaruar se do ta respektojë masën “detyrim paraqitje” të dhënë dje nga GJKKO-ja,

“Do ta respektoj drejtësinë e kastruar të Ramës. Edhe Ghandi e bëri burgun. Nuk kanë argument dhe iu duheshte që ta mbyllin brenda Metën. Kur e kanë kërkuar ata Metën dhe nuk iu ka shkuar ndonjëherë?Na del dhe një motërfuck*r aty që e godet në kokë. Kush është policia e Neritan Nallbatit. Policia e grupit të Shijakut, që kontrollon Portin e Durrësit. Për inceneratorët nuk hetohet asgjë”, u shpreh Monika Kryemadhi.deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar akuzat e Prokurorisë së Posaccme, e cila ka zbardhur sekretin hetimor, në shkelje të ligjit, ku sipas saj, SPAK heton vetëm opozitën dhe jo maxhorancën.

Share it :