Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Kundërshtarët politikë tashmë janë ose prapa hekurave, ose të arrestuar nga policia. Dhe ndërkohë që hidhen hipoteza dhe ngrihen konspiracione për goditjen e tyre, pamjet, me zë dhe figurë tregojnë qartësisht se kush e ka urdhëruar burgosjen e zërave më të fortë të opozitës.

pari ishte Fredi Beleri. Kur Edi Rama pa se mbështetja ndaj Belerit në Himarë ishte përtej parashikimeve dhe se rrezikonte t’i ikte nga duart bashkia e Himarës, ai shpërtheu në fyerje, sharje dhe kërcënime të të gjitha llojeve. (video poshtë)

 

Dy netë para zgjedhjeve, Rama shkoi në emisionin “Opinion” dhe e përsëriti frazën, se do merrej personalisht me njerëzit që bënin fushatë për Fredi Belerin.

Nuk kaluan dy orë nga kërcënimi dhe në mesnatë, Beleri u vu në pranga nga forcat e policisë në një aksion që më shumë i ngjau një rrëmbimi se një arrestimi.

Tjetër trajtë pati persekutimi i Ervin Salianjit, që kishte denoncuar vëllain e Fatmir Xhafajt si trafikant droge.

5 vite u sorollat deputeti dyerve të gjykatave, dhe ishte vendimi përfundimtar i Apelit ai që, për habinë e të gjithëve, e mori dhe e kyçi në qelitë e burgut të Fierit.

Askush në rrethin e Salianjit, as Salianji vetë, nuk e kishte besuar se do të mbyllej 1 vit brenda 4 mureve si kriminel. Por, Rama i kishte thënë në Parlament të bënte kujdes. (video poshtë)

Ndërsa për krerët e opozitës së tij, Edi Rama u shpreh shkurt, pastër dhe qartë. Ia kërkoi SPAK-ut ti hetojë, sepse siç tha vetë në pamjet më poshtë, durimi po i sosej.

Nga kjo deklaratë e datës 7 maj 2022, çfarë kërkoi Rama ka ndodhur. Sali Berisha ka 10 muaj në arrest shtëpie në pritje të gjyqit, Ilir Meta u rrëmbye në mes të ditës me dhunë nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

©Lapsi.al 

Share it :