Arrestimi me dhunë i Metës/ Presidenti i PL pritet të dalë sot para Gjykatës së Posaçme

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me 3 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi do të dalin sot përpara Gjykatës së Posaçme.

Përmes një njoftimi për shtyp, gjykata shprehet se seanca për verifikimin e kushteve do të nisë në orën 9:30.Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik” e cilësoi arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilin ky lajm e gjeti gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me gazetarët.Disa orë më vonë Berisha njoftoi edhe për një protestë të opozitës që do të mbahet më datën 29 tetor, në mbështetje të Presidentit të Lirisë

Në një reagim publik, Monika Kryemadhi, u shpreh se SPAK-u ka shkelur sekretin hetimor duke dëshmuar “mungesë profesionalizmi”.

“Prokuroria ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time” – shprehet Kryemadhi, teksa shton se “intimidimi i SPAK-ut do të marrë përgjigjen “e merituar” në çdo shkallë të gjyqësorit brenda e jashtë vendit”.

Share it :