Pasi gjykata vendosi të lërë në burg Ilir Metën, ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi i cilësoi absurditete akuzat e prokurorisë ndaj Ilir Metës, i cili siç tha po mbahet në burg për akuzat ndaj saj.
Ajo tha se për çdo gjë që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me atë, ndaj i kishte kërkuar avokatit që të kërkonte detyrim paraqitjeje për Metën dhe burg për të.
Për çdo gjë që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje, CEZ DIA ka nisur në 2018 duke qenë se në 6 vjet hetime nuk kanë pasur asgjë e kanë bashkuar me akuzat për mua. Ishte shumë qesharake kur prokurori tha se Kryemadhi ka hequr mitrën në 27 maj të 2019 në bashkëpunim me Ilir Metën. As në spital s’më ka ardhur se do merrej me reformën në drejtësi. Ia sqarova gjyqtarit, që u shokua po nuk ka forcë të ndryshojë vendimet e prokurorisë. Nuk është problemi që Meta është i rrezikshëm. Duan ta bëjnë se duan të bëjnë, me urdhër të Ramës”, tha Kryemadhi.