Metën e goditën në kokë’ / Peca: Falenderoj Zotin që s’kam pasur armë, mund të ndodhte…

0
115

Sekretari organizativ në PL, Artemis Peca ka sqaruar të gjithë dinamikën se si ndodhi aksioni policor me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i PL.

Në një lidhje skype me emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, me Flavio Qarrin, Peca tha se gjatë aksionit policor, menduam se ramë pre e një atentati apo grabitje të armatosur.Sipas Pecës, forcat operacionale në asnjë moment nuk u identifikuan apo të na jepnin një mandat gjykate për arrestimin e ish-presidentit Meta, ndërsa këmbëngulnin që të shkonim me ta.Sekretari organizativ në PL, i cili ka qenë me ish-presidentin gjatë aksionit për prangosjen e tij, sqaroi se nqë asnjë moment nuk ka pasur ofendim nga ana e Metës, por e kundërta ka ndodhur me oficerët e operacionales, të cilët e kanë goditur dhe nxjerrë dhunshëm nga automjeti së bashku me të.

Peca ndër të tjera theksoi se është me fat që nuk ka pasur armë me vetë ditën e arrestimit të Metës, pasi mund të ndodhte gjithçka në një moment si ai që kaluan.

Vetëm aksion policor nuk ishte. Aksioni te mbikalimi i Kamzës, ndodhi kur po hynim në Tiranë dhe na doli para një benz e na bllokoi rrugën dhe një makinë e bardhë nga pas. Zbritën të amratosur me maska, jelekë e automatikë. Sikur ishte bandë e grabitje, sikur ishte atentat. Menduam se ishte atentat.

Na kanë hapur dyert nga të dyja krahët njëkohësisht. Na kanë tërhequr e na kanë nxjerrë nga makina dhe s’na jepnin informacion se kush ishin ata. Vetëm na thonin se do vini më ne. Shyqyr Zotit që s’kam pasur armë me vete, se dikur e kam pasur me leje një armë. Falenderoj Zotin që s’e kam pasur me vete, sepse sot s’do isha duke folur me ju, pasi me atë lloj atentati që bënë ata….Ai ishte akt terrorist, vetëm aksion policie s’ishte.

Te pjesa e Gardës, Meta s’e ka pasur problem daljen me Gardën, nëpër rrugët e vendit, të qarkullonte vetëm. S’është se e donte shumë. Ne s’i kemi ofenduar, vetëm u kemi kërkuar kush jeni, u kemi kërkuar mandat, vijmë vetë ku doni ju, u kemi thënë disa herë. Na kanë thënë zbrisni nga makina. E kanë nxjerrë nga makina me dhunë, e kanë goditur. E kanë goditur Ilir Metën. Është goditja pas koke, mua më kanë përplasur për makine dhe më kanë vënë prangat. Duhet të pyesim ata që na kanë prangosur se përse ndodhi ajo gjë, s’ka asnjë lloj akuze ndaj meje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here