Pensionistët në protestë,dy të moshuar shfaqin probleme shëndetësore

0
77

Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë për rritjen e pensioneve. Ndërkohë raportohet se dy të moshuar kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Më tej bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e ambulancës për t’i shoqëruar të moshuarit për të marrë ndihmën mjekësore. Të moshuarit dolën sot në protestë për pensionet ndërsa njëri nga protestuesit u shpreh se kërkon rritjen e pensionit në 400 mijë lekë në muaj ndërsa theksoi se nuk duhet të ketë pension nën këtë shifër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here