Protesta e opozitës në Strasburg, deputetë të PD-së hyjnë brenda Parlamentit Europian

Deputetët e Partisë Demokratike do të protestojnë ditën e sotme para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty zhvillohet seancë plenare. Kjo është hera e parë që bëhet protestë para PE-së. Me këtë protestë, deputetët e PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force.

Deputetët e PD-së që do të shkojnë në Strasburg pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5  deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese ndaj eurodeputetëve për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj raportohet se do të zhvillojnë takime në kuadër të sensibilizimit të BE për situatën në Shqipëri.

Ndersa deputetet e tjere pritet te vijne rreth ores 11:30 per protesten.

Share it :