350 euro nje kapele/ Administratorja e Plarent Ndrecës emërohet gjyqtare pa bërë asnjë ditë punë në jetë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar ditën e sotme përmes qytetarit dixhital, se administratorja e Plarent Ndrecës është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit, pa bërë asnjë ditë punë në jetën e saj.

Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, bëhet fjaë për Ina Yzellarin, e cila sipas tij ka qenë administratore në firmën ligjore të Plarent Ndrecës, por që nuk e ka shënuar në CV-në e saj.

Berisha shkruan se drejtësia e re është turpi i kohës.

Postimi i plotë:

Drejtësia e re! Turpi i kohës!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Administratorja e Plarent Ndreces emerohet Gjyqtare ne Elbasan, Ina Yzellari pa bere asnje dite pune ne jeten e saj emerohet Gjyqtare.. ne cv e saj nuk e ka shenuar qe ka qene administratore ne nje firme ligjore qe perkon si firma e hajdutit Plarent Ndreca.

Share it :