Arrestimi i Metes/ Bushati: Këta plehrat janë bërë kasap i Ramës për të zhdukur opozitën”

Analisti Andi Bushati u shpreh me tone të ashpra në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN Tv, për dosjen e SPAK-ut ndaj ish-presidentit Ilir Meta, që është lënë dje në burg nga GJKKO. Bushati tha se  dosja është me dy standarde dhe me të njëjtën gjë që tjetrin e fusin në burg, Ramën me bandën e tij i bëjnë heronj.Është një debat i madh, por mua më shqetëson. Ata që kanë bërë krime, le të vuajnë edhe pak burg të padrejtë.

Problemi është edhe ky burgu i padrejtë ka të njëjtën masë dhe peshë për të gjithë.

Këta plehrat janë bërë kasap i Ramës për të zhdukur opozitën. Po të lexosh 150 faqjet e dosjes, gjen me dhjetëra argumenta, që edhe kjo dosje është me dy standarde dhe me të njëjtën gjë që tjetrin e fusin në burg, Ramën me bandën e tij i bëjnë heronj, i japin mundësinë të vjedhin. Kam nxjerrë disa pika ulëritëse”- tha Bushati.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *