Berisha: Kjo diktaturë do përfundojë aty ku kanë përfunduar të gjitha, në banesat e turpit të historisë

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se qëndresën tuaj të pamposhtur ju frymëzoni në këtë betejë kundër diktaturë së bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve, qëndroni pararendës të rikthimit të demokracisë në Shqipëri, të triumfit të opozitës, shtetit ligjor, begatisë së shqiptarëve.

Berisha ka theksuar më tej se çdo ditë që kalon para shqiptarëve dhe botës del gjithnjë më e shëmtuar fytyra e vërtetë, pamja e vërtetë e narkoshtetit shqiptar.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, më të përzemrta për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së lirisë, kauzës së dinjitetit, kauzës së interesit kombëtar të shqiptarëve.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë.

Me protestën tuaj për kauzën që ju mbroni, ju qëndroni në lartësinë e idealeve më fisnike njerëzore.

Idealeve të lirisë, idealeve të dinjitetit.

Me qëndresën tuaj të pamposhtur ju frymëzoni në këtë betejë kundër diktaturë së bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve, qëndroni pararendës të rikthimit të demokracisë në Shqipëri, të triumfit të opozitës, shtetit ligjor, begatisë së shqiptarëve.

Të dashur miq, çdo ditë që kalon para shqiptarëve dhe botës del gjithnjë më e shëmtuar fytyra e vërtetë, pamja e vërtetë e narkoshtetit shqiptar.

E narkodiktatorit që një ditë falënderon Vladimir Putinin, xhelatin e popullit ukrainas, ditën tjetër falënderon presidenten e Komisionit Europian për negociatat me Shqipërinë.

Çdo ditë që kalon bëhet më i madh numri i shqiptarëve, por edhe i njerëzve të lirë në Europë dhe mbarë botën, se Edi Rama dhe regjimi i tij përfaqëson diktaturën më të shëmtuar, shtetin e vetëm të drogës, krimit dhe vjedhjeve të qytetarëve në Europë.

Çdo ditë që kalon për shqiptarët bëhet e qartë se kjo diktaturë nuk ka të ardhme.

Se kjo diktaturë do përfundojë aty ku kanë përfunduar të gjitha diktaturat, në banesat e turpit të historisë së kombit dhe njerëzimit”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *