Nga Ylli Dylgjeri
Zonja Ursula,
Meqë ju skeni marrë vesh gjë akoma e s’keni kuptuar ende se ku keni ardhur, kë keni takuar, dhe çfarë po flisni, po na egërsoni e po na bëni tju versulemi me lehje, si kafshët në xhungël!
Në këtë vend po arrestohen çdo ditë hajdutë, mafiozet, narkotrafikantë, politikanë, që i ka promovuar miku Juaj batutaxhi. Arrestohen edhe ato që demaskojnë regjimin.
Unë sjam arrestuar ende, unë jam pushuar nga administrata për 4-ter vargje, dhe kam 6 vjet pa punë se nuk funksion progresi në drejtësinë që Ju e përshëndetët sot me ekran të gjërë.
Ham, ham, ham, Zonja Ursula!
Kjo është diktaturë. Edhe Ju zonja Ursula u shtrembëruat këtu edhe pse rrini drejt por e flisni shtrembër drejtësinë! Sepse Ti zonjë je e mikluar nga i Pari i Regjimit në vendin tim.
Ti e dëgjon, buzëqesh e përqafohesh me batutën Rama, siç përqafohet Kryemistrja italiane, e ndërkohë vendi im vetëm shtrëmbërohet sepse në këtë vënd eshtë shtrembëruar më i drejti, më gjati, më mashtruesi që ju miklon Ju.
Po përdor foljen kafshërore vërsulem se nuk mban më as llogjika as argumenti me Ju që vini për turizëm në këtë vend. Vini për fjetur në hotel, dhe ikni me vilë në bregdet.
Ham, ham ham zonja Ursula!
Të filloj tani e të shpjegoj arritjet e këtij vëndi në ekonomi, drejtësi, administrate apo diplomaci… është mjerim?
Le tja lëmë tavolinës së negociatave meqë i hapët për tna kuptuar.