Ish-prokurori Besnik Muçi, i ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, u shpreh se reforma në drejtësi është një dështim total dhe ka sjellë pasoja negative për vendin.
Muçi u ndal dhe tek përgjimet Encrochat, ku shpjegoi çfarë janë dhe ku e kanë zanafillën e tyre. Sipas Muçit, Francezët krijuan një sistem komunikimi dhe e shpërndanë si një sistem i sigurt komunikimi, dhe ata e lanë këtë sistem për një kohë të gjatë, dhe më pas e mbyllën. Nga aty panë kush kishte rënë brenda, ku ishin personazhe nga bota e krimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.Reforma në drejtësi është një dështim total dhe në gjykimin tim ka sjellë pasoja negative. Shqipërinë e shohim në një pikë me Kolumbinë dhe Marokun, tani vende që s’kanë bërë reforma në drejtësi, si Kosova, Mali Zi janë në vende shumë të mira. Nëse flasim për përgjimet, më lejoni të shpjegoj se çfarë janë këto përgjime. Ky është një përgjim i kryer nga autoritetet gjyqësor franceze.
Po çfarë ndodh në këtë zonë të Evropës? Kemi parasysh që është një nga zonat më të lidhura me tregtinë detare në botë, por vitet e fundit janë shndërruar në portat hyrëse të lëndëve narkotike, kokainë, nga vendet e Amerikës Latine.
Duke qenë një zonë shumë e nxehtë e krimit, vepronin me ndjekje individuale personash, pra me përgjime dhe ndjekje. Francezët krijuan një sistem komunikimi dhe e shpërndanë si një sistem i sigurt komunikimi, dhe ata e lanë këtë sistem për një kohë të gjatë, dhe më pas e mbyllën.
Nga aty panë kush kishte rënë brenda, ku ishin personazhe nga bota e krimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.