Dëmi 180 milion euro!DOKUMENTET/ Bardhi: Balluku shmangu Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompani private

0
82

Në kuadër të kallëzimit penal që ka dorëzuar në SPAK, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumente ditën e sotme në lidhje me abuzimet me shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private.

Sipas Bardhit, me këtë aferë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 180 milion euro. Ai shton më tej se kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, vetëm se Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.

Postimi i plotë:

Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023.

Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit.

Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here