Klodian Tomorri: Nuk ka prova, qëllimi është të goditet Ilir Meta jo korrupsioni

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se goditja ndaj Ilir Metës është politike dhe jo për të luftuar korrupsionin dhe se problemi është se mos po përdoret lufta kundër korrupsionit për të varrosur opozitën.Nëse ti më thuaj që SPAK e arrestoi Ilir Metën për korrupsion se ka dhënë një premtim kur s’del në tabulate dhe dokumente unë kam të drejtën të dyshoj. Nëse prokurori do t’i faktojë se ka bërë korrupsion nuk pi ujë mbrojtja politike.

Kam dhe një argument tjetër.

Ore ky Ilir Meta që thuhet se ka bërë korrupsion me Kastriot Ismailajn që hyri në burg kur ishte Berisha në pushtet. Nuk ka thënë ai se Meta më ka kërkuar para, këta i thonë i ke kërkuar….

Meta ka shumë gjynahe, siç kanë disa nga politikanët, por nëse këtu ngrihet një gjyq që nuk ka prova që të më bindë mua që ky e meriton burgun, shtrohet pyetja a është bërë kjo për të luftuar korrupsionin?

Zonja Kryemadhi tha dje që këta i ngarkuan Ilir Metës gjëra që i kam bërë unë. Ato akuzat e interkonjeksioneve janë akuza paçavure se janë nja 16 biznese private. Kur për Metën nuk kanë prova, por përgjimet që prokuroria e interpreton, këtu qëllimi është të goditet Ilir Meta jo të goditet korrupsioni. Problemi është a mos po përdoret lufta kundër korrupsionit për të varrosur opozitën? Kjo është çështja që kemi”- u shpreh Tomorri.

Share it :