Lubonja: SPAK, instrument i bandës së Mazhorances

0
89

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 tha se SPAK po godet personat dhe jo sistemin. Duke komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, Lubonja tha se çështja e rëndësishme është nëse SPAK kontrollohet ose jo nga Kryeministri Edi Rama.

Lubonja tha se goditja që u bë ka lidhje me eliminimin e opozitës, dobësimin e saj jo vetëm për zgjedhjet e 2025, por edhe në 2029.

“Është një instrument i bandës së mazhorancës. Shikoni dosjen, flitet për korrupsionin e Ilir Metës, por nuk hetohen personat e tjerë që përfshihen në dosje”, tha Lubonja.Duke parë këto dosje që dalin zbulohet standardi i dyfishtë i SPAK-ut. Pashë dhe këtë dosjen e Metës që ka dalë gjithandej. Kur u bë me Metën, Rama u pyet pse bëri koalicion me të dhe tha se nuk ishte problemi tek individi, por sistemi. Ndaj unë po shoh drejtësinë e SPAK-ut nëse po godet sistemin apo personat. Unë them se po merret me personat dhe jo me sistemin.” – tha Lubonja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here