Propaganda e Ramës për pensionet/ Berisha: Trefishove rrogat e qeveritarëve, mashtrues dhe i pashpirt

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar Ramën një mashtrues, lidhur me deklaratat e këtij gjatë takimit me pensionistët për rritjen e pensioneve, me pretendimin se i ka në fokus të tij dhe qeverisë që drejton.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha publikon edhe një video të Ramës, mbi propagandën e tij për skemën e pensioneve dhe rritjen e tyre për pensionistët.
Lideri i opozitës shkruan se Rama vijon të jetë një mashtrues dhe i pashpirt, mbi atë se çfarë po bën për këtë kategori vulnerabël të shoqërisë.Prandaj dhe trefishove rrogat e qeveritarëve! Mashtrues dhe i pashpirt!’, shkruan Berisha, bashkangjitur, deklaratën e Ramës në takimin me pensionistët.

Share it :