Opozita do të mbajë protestë sot në ora 11:00, teksa e akuzojnë kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për dosjen 5D dhe për inceneratorin inekzistent të Tiranës
Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. Protestat e fundit kanë qenë të qeta. PD ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave
Protesta pritet të zgjasë 1 orë e disa minuta. Policia dhe zjarrfikëset janë në gatishmëri të plotë, për çfarë do lloj situate që mund të ndodhë
Për protestën e sotme, edhe kryetari i PD-së Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive.
Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së. Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka.
Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata. Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia. Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë.a përzëmë nga Bashkia. Fitorja është e jona. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!”, theksoi Berisha.