Berisha: Kudo që lëviz Edi Rama duhet ta rrethojmë me protestë, siç e pritën në Nju Jork

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë ndaj përfaqësuesve të rilindjes kudo që ata të shkojnë.

Berisha: Kudo që lëviz Edi Rama ta rrethojmë me protestë, të pritet siç meriton hajduti, të pritet siç e meriton tradhtari i kombit.

Kudo që rend Mazniku i tij, vezë dhe domate surratit pa ia kursyer. Të pritet, siç ia pritën kryehajdutit në Nju Jork.Kudo që të shkojë Lubi Balluku, të pritet siç e meriton kjo hajdute që ndërton rrugë duke ndarë para me Edi Ramën me çmime 10 herë më të larta se në Kroaci

Kudo që të shkojë Ulziu, të pritet siç e meriton, sepse i ka shndërruar burgjet në shtëpi publike për t’u pasuruar vetë dhe soji i tij.

Miq, kjo është beteja jonë me diktaturën, kjo është rruga e fitores.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *