Kjo foto konfirmon se Edi Rama ndodhet për vizitë turistike në Nju Jork dhe se pretendimi se po shkon për të takuar emigrantët është thjesht një mbulesë.
Rama shihet duke ndjekur një ndeshje basketbolli.Rama ndoqi ndeshjen e NBA mes ekipeve ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’.
Nuk dihet se sa ka paguar Edi Rama për këtë ndeshje, por çmimet në vendet pranë fushës nisnin nga 700 dollarë e deri në mijëra për pozicionet më të mira. Në disa raste, çmimet shkojnë edhe 8 mijë dollarë.
Kujtojmë se Edi Rama është i fiksuar pas ndeshjeve luksoze të basketbollit amerikan.
Në vitin 2016, ai u filmua në rreshtin e parë duke ndjekur ndeshje mes ‘Miami Heat’ dhe ‘Indiana Pacers’. Nuk dihet nëse Rama është tifoz me ‘Indiana Pacers’, por çmimet për ato vendëse ku ishte ulur me të shoqen, Lindën, kushtonin nga 2231 dollarë për person.
Kryetari i opozitës, Sali Berisha pati akuzuar në atë kohë se Edi Rama fluturoi me çarter drejt Floridës për të ndjekur këtë ndeshje.
Kurse vetë Rama nuk i komentoi shpenzimet marramendëse, duke thënë se ishte një udhëtim familjar.
Rama ndodhet për vizitë në Nju Jork me justifikimin se do të takojë disa shqiptarë, por në fakt qëllimi i vërtetë i udhëtimit me familjen e tij është luksi dhe shfrenimi.
Ai do jetë i pranishëm edhe në ditëlindjen e mikut të tij, Aleksis Soros të dielën.
por Lefter Kika d te tjete ndodhen në burg në hetim nga SPAK për dh më pak , lind pyetja a do ruhet ky standard edhe për Ramën???