Gjykata dha pafajësi për 8 persona. Kush mban përgjegjësi për tre vitet e humbura?

0
104

Ngs Flamur Vezaj
Gjykata dha pafajësi për 8 persona. Kush mban përgjegjësi për tre vitet e humbura? A dështoi prokurori Dumani me këtë dosje?

Në vend të urimit për ditëlindjen e Dumanit, po rendisë këto rreshta, për t’ju kujtuar se edhe kryeprokurori SPAK-ut apo idhulli i shumë personave, bënë gabime dhe është i gabueshëm

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga burgu të 8 personave të pafajshëm, të cilët prej 22 muajsh qëndruan në qeli me urdhër të prokurorit Altin Dumani. Sipas gjykatës, 8 nga 11 të pandehurit ishin të pafajshëm për akuzat e ngritura nga prokurori Dumani, dhe urdhëroi lirimin e tyre. Ndërsa 3 personave të tjerë iu ndryshua akuza, duke i dënuar vetëm për një akuzë më të lehtë, ndryshe nga ajo për të cilën i kishte akuzuar kreu i SPAK-ut.

Për një ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogaritet si një ditë e gjysmë burg. Thënë ndryshe, nga 22 muaj ose rreth 430 ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogariten rreth 650 ditë burg. Sipas rasteve të mëparshme, gjykatat kanë dhënë dëmshpërblim prej 5,000 lekësh të reja për një ditë burg, vetëm si dëmshpërblim financiar, pa llogaritur humbjet nga puna, dëmet morale, dëmi financiar, etj. Pra, vetëm për dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg, shteti duhet të paguajë rreth 3.5 milionë lekë të reja për çdo person, pa llogaritur dëmshpërblimet e tjera, të cilat janë të shumta.

Në total, shteti do të paguajë minimalisht rreth 26 milionë lekë të reja për 8 të dyshuarit që, me urdhër të Dumanit, kanë qëndruar në burg. Por, për këtë dëm financiar që u është shkaktuar taksapaguesve shqiptarë nga veprimet jo profesionale dhe në mungesë të provave nga prokurori Dumani, kush do të mbajë përgjegjësi?

Pse i mbajti në burg 11 personat edhe pse nuk kishte prova të mjaftueshme? Kujt i interesonte që këta 11 të dyshuar për trafik droge, edhe pse nuk kishte prova, të izoloheshin dhe të largoheshin nga “tregu”?

E di që për disa njerëz, unë nuk duhet të shkruaj për gabimet e Dumanit, por vetëm për sukseset e tij, siç bëjnë disa kolegë të mi, fatkeqësisht, duke i bërë fresk. Por mos harroni, unë jam i mendimit: më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg.

Uroj që ky vendim i gjykatës për pafajësi t’i japë mësim Dumanit dhe ndjekësve të tij që të mos nxitohen, të mos bëjnë gabime që shkatërrojnë jetën e atij që është i pafajshëm vetëm për statistika, por të thellohen në hetime e të jenë gjithëpërfshirës!

P.S. Mos u eksitoni që kishte ditëlindjen Dumani o njerëz!

Gjykata dha pafajësi për 8 persona. Kush mban përgjegjësi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here