Monika Kryemadhi, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar dy dokumete. Kryemadhi shkruan se drejtësia e re me ligjet e vjetra dhe shton se organet e drejtësisë “e kishin me nxitim” çështjen ndaj saj dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sa përdorën një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.
Ajo thotë se ua lë në dorë qytetarëve ta gjykojnë rastin. Deputetja shton se anëtarët e kësaj drejtësie i paguajmë 5-6 mijë euro/muaj të gjithë së bashku.
POSTIMI I MONIKA KRYEMADHIT:
Drejtësia e re me ligjet e vjetra.
Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.
Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.
Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.
Kjo është drejtësia që duam?