Sikur të mos mjaftonte fakti se po bën shpenzime të çmendura për të organizuar një takim në Nju Jork, ku shumica e të pranishmëve do jenë shpura e tij, Edi Rama ndoqi mbrëmë një ndeshje luksozi basketbolli në Nju Jork.
Burimet thonë se Rama ndoqi ndeshjen e NBA mes ekipeve ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers
Kjo ishte një ndeshje e shumëpritur dhe në stadiumin plot, biletat ishin të kripura.Nuk dihet se sa ka paguar Edi Rama për këtë ndeshje, por çmimet në vendet pranë fushës nisnin nga 700 dollarë e deri në mijëra për pozicionet më të mira. Në disa raste, çmimet shkojnë edhe 8 mijë dollarë.
Kujtojmë se Edi Rama është i fiksuar pas ndeshjeve luksoze të basketbollit amerikan.
Në vitin 2016, ai u filmua në rreshtin e parë duke ndjekur ndeshje mes ‘Miami Heat’ dhe ‘Indiana Pacers’. Nuk dihet nëse Rama është tifoz me ‘Indiana Pacers’, por çmimet për ato vendëse ku ishte ulur me të shoqen, Lindën, kushtonin nga 2231 dollarë për person.
Kryetari i opozitës, Sali Berisha pati akuzuar në atë kohë se Edi Rama fluturoi me çarter drejt Floridës për të ndjekur këtë ndeshje.
Kurse vetë Rama nuk i komentoi shpenzimet marramendëse, duke thënë se ishte një udhëtim familjar.
Rama ndodhet për vizitë në Nju Jork me justifikimin se do të takojë disa shqiptarë, por në fakt qëllimi i vërtetë i udhëtimit me familjen e tij është luksi dhe shfrenimi.
Ai do jetë i pranishëm edhe në ditëlindjen e mikut të tij, Aleksis Soros të dielën.
syri net