‘Shqipërinë e keni penguar ju, hajdutë’/ Protesta vijon brenda takimit të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikaur videon ku aktivistët reaguan gjatë fjalës së Ramës gjatë takimit në një sallë në New York.

Në videon e postuar nga kryedemokrati, disa shqiptaro-amerikanë të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientetet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi. Ata e kanë akuzuar atë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.

Berisha, në postimin e tij në facebook duke publikuar pamjet i quan heronj.

“Heronj të vërtetë! Nderim guximtarëve që ia plasen në fytyrë në mes të New York-ut krye-hajdutit të kombit!”, shkruan kryedemokrati në Facebook.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *