Veglat e Mafies, qeveri-drejtësi e përgjuar në Bordin e Krimit

0
79

Ky është kurthi me dashje i rehatisë ku ka rënë BE-USA me Shqipërinë. Ata nuk kujtohen fort për demokracinë. Kjo e fundit ka protesta. Ka revolta. Ka reagime. Ka përballje të barabartë para ligjit. Ka funksionim të institucioneve. Ka ndarje të qartë të pushteteve. Ka ekonomi tregu. Liri fjale. Liri individi. Zoti është më i madh se kryeministri apo qeveria. Fatkeqësia ra dhe ne e provuam këtë horror në të shkuarën.?!

Çfarë ndodh në 12 vite

Drejtësia ra. Ekonomia u kap në pesë duar. Burgu politik u bë mjet. Krimi i Organizuar vendos. Merr vendime të cilat KM dhe ministrat nuk i kthejnë dot pas. Gjykatat deri bë atë Kushtetuese nuk i njeh kryeministri. Prokuroritë deri në atë speciale dëgjojnë me kujdes porositë e ardhura nga Kryeministri. Diplomatët raportojnë, por thonë se qetësia pavarësisht se prodhohet nga nënshtrimi na duhet më tepër se demokracia.

Listat e bashkiakëve dhe deputetëve të shumicës bëhen nga bandat dhe Mafia. Rama thjesht firmos. Përgjimet e dosjeve sky-enchro e dëshmojnë me emra këtë. Rasti Jurgis Çyrbes tregon varësinë dhe bashkëpunimin mazhorancë-krim. Përgjimet aty janë plot me trafik droge e trafik votash. Ata vendosin Rama firmos. Gjushi e politikanët e tjerë të qarkut janë në rresht si përmendje.

Rasti i Pëllumb Gjokës si investitor strategjik firmosur nga Rama, kontrollon bashkë me Bajrët Shkodrën. Arben. Ndoka e Rrajat sërish të zgjedhurit e Ramës janë dosje të SPAK. Në çdo qark harta është njëlloj. Po të kishte pavarësi nga pushteti dhe pastërti nga Mafia, atëherë drejtësia nuk do të kishte toleruar e amnistuar ushtrinë e ndjekur penale të Kryeministrit.

Kur mafia të trajton si kokërr kandari, nuk mundesh të jesh shtetar. As zyrtar publik as përfaqësues i interesave të qytetarëve.

Prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, ministra e deputetë, bashkiakë, të cilët kanë emrat në përgjimet e Sky-Enchochat thirren vazhdimisht me emrat koqe..ose rrotë shoqëruese, e të tjera etiketa të zonës së penalltisë së këtij meridiani. Në bisedat e Mafias ky është vlerësimi dhe trajtimi. Asnjë rezistencë nga të ngrefosurit publikë.

Vendimet dihet kush i merr dhe kush bindet. A është me imunitet KM në këtë dialogje? SPAK e di se ngjarjet janë thellësisht të rënda. Natyrisht bisedat e pushtetarëve të lidhur, me Charles MecGonigal, Fabrizio Lisi, Filip Coldea, dy të fundit Ndrangheta e Sinaloa janë më afër kokainës. Stabilokracia kjo gjellë diplomatike e shëmtuar duhet shpartalluar. Mafia dhe diktatura prodhojnë stabilitet por asgjësojnë demokracinë dhe pluralizmin. Destabilizimi i tyre është emergjencë për rikthim lirie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here