Sekretaria e Komunikimit me Mediat në PD, Jola hysaj e cila është dhe qytetare e Durrësit ka protestuar kundër mbetjeve toksike që kanë mbërritur në Portin e Durrësit.
Hysaj është shprehur se ne drejtohemi nga një qeveri toksike dhe qeveri e mbetjeve dhe dita ditës po e shkërmoqin këtë qytet.Ne drejtohemi nga një qeveri toksike dhe qeveri e mbetjeve. Unë jam vajzë Durrësi e jam rritur pranë këtij porti por dita ditës po shkërmoqet ky qytet. Ku janë qytetarët e Durrësit që krenohen për 2700 vite qytetërim.Ku janë ato qytetarë që nuk reagojnë kundër helmimit të qytetit. A jemi ne kazani i mbetjeve, nuk mund të na shkrini dhe të talleni me ne, nuk jemi ne kazani i Shqipërisë.Jeni ju mbetja toksike më e keqe që po prevalon dita ditës kryeministër.”