Ambientalisti Sazan Guri ka bërë thirrje që të kryhen analiza për mbetjet toksike që do të ankorohen në Portin e Durrësit këtë të dielë.
Sipas Gurit, analiza do të tregonte se ku mund të groposeshim mbetjet, apo nëse duhen pranuar apo jo
Por ambientalisti ngre dyshime, nëse ato janë mbetje, pasi mund të jenë edhe mbetje radioactive shumë të rrezikshme.Nuk ju falet që të rrini në kafë në këtë ditë, para se të jeni zë politik, jeni zëri i një prindi që keni për detyrë ndaj kësaj mbetje plehrë që s;u pranua nga vendet e tjera e bëhet Shqipëria kosh i tyre. Edhe djalli ta organizonte do të vija, se jam i bindur çfarë i ndodh vendit me këtë gjëmë, kur organizatat e tjera i konsideruan mbetje shumë të rrezikshme. Ky komb s’e meriton, nëse ka njerëz plehra t’i mbajë në shtëpitë e tyre.