Protesta kundër mbetjeve/ Muçollari: Duam transparencë kush fshihet pas trafikut ndërkombëtar, ku do groposen ato?!

0
34

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari iu bashkua protestës në Portin e Durrësit, teksa pritet të mbërrijnë mbetjet toksike.

Gjatë fjalës së tij në priotestën e organizuar këtë të dielë, Muçollari këmbngul që qeveria të bëjë transparencë me to dhe të nxjerrë përgjegjësit kryesorë në këtë trafik ndërkombëtarë mbetjesh të rrezikshme.Sipas Muçollarit, rrjeti I Bazelit ka parlajmëruar se qeveria mund të prishë provat, ndërsa kërkoi gjithashtu që të dihet vendi ku do të groposen mbetjet.Cilët qeveritarë mbron ky trafik i mbethjeve të rrezikshme. A ka mbetje ende të rrezikshme në port. Qeveria s’jep asnjë përgjigje. Kërkojmë që kur të vijnë mbetjet, të bëhet transparencë

Qeveria mund të ketë prishur provat, vulat e prishur të kontejnerëve, paralajmëroi Bazeli. Nëse qeveria s’ofron transparencë, lind dyshimi se çfarë do ndodhë me këto mbetje, në cilën zonë të Durrësit do groposëm apo në det?!

Pse duhet të na mohojnë transparencën. E vetmja arsyeja, është që trafiku të vazhdojë, s’dimë asgjë për trafikun ndërkombëtar. Cila industri prodhon kaq shumë mbetje të rrezikshme për ekosistemin dhe jetën tonë. Bazeli do jetë këtu, për të siguruar transparencë. Si opozitarë na duhet të marrim riolin e shoqërisë civile. Ajo s’po reagon. Transparenca mbi këtë ngjarje, na garanton siguri dhe çon sinjal të qartë për këtë trafik.

Përgjegjësit nga zyrtari më i vogël të kryeqeveritari të shkojnë para drejtësisë për këtë krim mjedisor, ndaj të drejtës sonë për të jetuar. Duhet të kërkojmë mbështetjën e të gjithëve, socialistë e demokratë. Nëse qeveria s’reagon, duhet të përshkallëzojmë reagimin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here