Nga Silvi Bardhi
Një salle dasmash në New York u përdor nga Rama për t’i bere thirrje shqiptareve te Amerikës ta votojnë. Pra diasporës. Le te kujtojmë se diaspora është ai grup i shoqërisë e cila është larguar ne vitet ’90 pas rënies se diktaturës.
Pra mbi 30 vite jashtë kufijve shqiptare, ky brez është pothuajse i shkëputur nga kontakti i përditshëm me zhvillimet te cilat ndodhin ne vendin tone. Një brez i dyte, ai i viteve te posdiktaturës, e cila vendosi te jetoje ne Shqipëri, te edukohet, shkollohet, te zhvilloje një karriere dhe formoje familje u be simboli i eksodit te dyte pasi vendosen te emigrojnë përgjatë 12 viteve te qeverisjes se Edi Rames.
33 vite pas diktaturës Shqipëria ka 800 mije shqiptare me pak. Shtrese e mesme e cila iu drejtua vendeve te BE, Britanisë së Madhe dhe SHBA.
Ky brez për mendimin tim nuk mund te quhet ‘diaspore’. Ata janë shqiptare te larguar përgjatë qeverisjes se Rames, te cilët provuan ne kurriz padrejtësitë, duke nisur nga vështirësia ekonomike, shëndetësia selektive me para ne dore, arsimi jocilësor, represioni ndaj biznesit te vogel, taksat dhe gjobat, depresioni social, pasiguria dhe mungesa e shpresës.
Me te drejte shqiptaret ne New York protestuan dhe ironia me e madhe ishte se Rama u kërkoi votën teksa është ai shkaktari i largimit te tyre nga vendi. Rama u kërkoi votën shqiptareve te cilët ushqehen çdo dite me propagandën e mirepaguar te mediave shqiptare. U kërkoi votën duke përdorur trukun hileqar te integrimit europian. Duke prekur ndjenjat me flamurin krah flamujve te tjerë te BE-se nëse merr mandatin e katërt.
Manipulues si gjithmonë, nuk pati dhe nuk do te këtë kurrë guximin te pranoje se është fajtori i vetëm i mbylljes se shkollave fillore, auditorëve ne Universitete, bizneseve te vogla, çuarjen ne mbijetese te fuqisë punëtore dhe hemorragjinë e mjekeve. Sot mjeket e familjes janë ne kushte mjerane. Ata zëvendësohen me mjeke pediatër sepse mjeket e përgjithshëm kane ikur nga vendi.
Një pyetje e drejte e cila shtrohet nga shqiptaret e larguar te qeverisjes Rama është: Perse kërkon votën e emigranteve Edi Rama kur ndjehet i sigurt se votën e Shqiptareve e ka ne xhep?
Përgjigja është e thjeshte.
Ambicia e tij për lavdi te pavdekshme.
Por lavdi te pavdekshme nuk ka.
Përveç shpenzimeve marramendëse për te kënaqur egon e pangopur, Edi Rama vazhdon te tregoje arrogance me pjesëmarrje te importuar nga Shqipëria, vartës, nëpunës, persona pa te drejte vote. Çelësi i tij mbetet vetëm propaganda, se tmadheshti ne mediokritet dhe shkëlqim ne djallëzi.
Ata qe e kuptuan, u larguan pasi nuk patën me fuqinë e përballjes. Janë 800 mije shqiptare te cilët e dine te vërtetën, përtej yjeve vezullues te propagandës ne media dhe rrjete sociale. Janë 800 mije shqiptare te cilët duke e njohur shume mire hilenë e Edi Rames nuk besojnë ne miradministrim te votës. Nuk kane asnjë informacion se sa siguri do te këtë leximi i dëshirës se tyre për largimin e Rames nga pushteti.
Për këtë duhet qeveri teknike, kujdestare, si mënyra e vetme e administrimit te drejte te kësaj vote deçizive për te ardhmen e Shqipërisë.
Ndryshe Shqipëria vuloset si një vend nen Diktature te instaluar e drejtuar nga një antishqiptar.