Partia Demokratike po mbledh informacion zyrtar, i cili më pas do t’i përcillet SPAK-ut lidhur me shpenzimet dhe financimet e takimit të kryeministrit Edi Rama në Nju Jork.
Njoftimin e dha anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ku zbuloi se në ditët në vijim do të depozitojë të gjitha të dhënat për deklarimin e rremë të kryer nga Edi Rama në deklaratën e pasurisë të vitit 2016.
“Sa ka kushtuar qiraja e sallës në ambientin ku mbajti Rama takimin me emigrantët në Amerikë? Sa kushtoi fonia, ndriçimi, shërbimi i sigurisë dhe kush i ka paguar këto fatura? Për të gjitha këto shpenzime, Partia Demokratike po mbledh informacion zyrtar, i cili më pas do t’i përcillet SPAK-ut, por, mbi të gjitha, Partia Demokratike në ditët në vijim do të depozitojë të gjitha të dhënat për deklarimin e rremë të kryer nga Edi Rama në deklaratën e pasurisë së vitit 2016. I takon organeve të drejtësisë të gjejnë se kush janë këta bamirës që shpenzojnë qindra mijëra dollarë për dhuratat dhe qejfet e Edi Ramës në SHBA”, deklaroi Këlliç