95% të sigurtë se janë mbetjet e Kurum”/ Ola Xama tregon si u zhduk nga televizionet deklarata për mbetjet

0
92

Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për skandalin e mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme të cilat tashmë kanë mbërritur në vendin tonë, pasi nuk u pranuan nga Tajlanda.

Xama tha se mediat kanë tentuar ta fshehin skandalin, madje edhe deklaratën e drejtuesit të Aksionit të Bazelit, që tha se është 95% i sigurt se mbetjet janë të Kurum e kishin hequr.

Gazetarja shtoi se ka rrezik që fatura për trajtimin e mbetjeve në një vend të Perëndimit t’i mbetet shtetit shqiptar, nëse në fund e caktojnë se mbetjet nuk janë të Kurum.

“Jim Puckett i kërkon Ministrisë së Mjedisit që një përfaqësues i Aksionit të Bazelit të rrijë në Shqipëri kur të hapen kontejnerët dhe të merret mostër për të bërë analiza të pavarura. Nuk ka patur përgjigje dhe u detyrua të vijë vetë në Shqipëri.

Ka thënë që jemi 95% të sigurt që mbetjet janë të Kurum. Kjo ishte prerë edhe nga televizionet. Ishte lënë vetëm pjesë që janë toksike.

Pjesë që u konstatua, mbushja e kontejnerëve është bërë jashtë standardeve mjedisore dhe është rrezik për qytetarët e Durrësit.

Më bëri përshtypje që mbetjet do të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të trajtohen në një landfill shumë të kushtueshëm në vendet e Europës Perëndimore.

Nëse konstatohet që nuk janë të Kurum, faturën do ta paguajë shteti shqiptar.

Një tjetër dyshim, pse anija ka ndaluar në Turqi? Dihet që Kurum është kompani turke. Kishte kërkuar edhe ekspertë të Aksionit të Bazelit për të parë a ishin dëmtuar vulat.

Edhe kjo pjesë ishte prerë nga televizionet”, tha Xama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here