Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin informativ të ‘Syri Televizon’, me moderatore Eneida Ndoci, Jim Pukhet, drejtor i Rrjetit të Bazelit, u shpreh se është kërkuar nga autoritetet shqiptare që ankorimi i anijes të ardhur në Durrës gjatë ditës së sotme të bëhet 1 km larg bregut të detit.
Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet në mbikëqyrje të rreptë dhe nën vëzhgimin e publikut derisa të ekzaminohet përmbajtja e kontinierëve pasi niveli i mbetjeve që ka dalë nga Shqipëqria është përtej vlerave të lejuara”- u shpreh ai.
Deklarata
Ne jemi mbledhur këtu me rastin e mbërritjes së anijes me mbetje toksike me 2102 kontejnerë. Është kërkuar nga autoritetet që të mbahet 1 km larg bregut.
Kemi informacion që autoritetet kanë kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje. Jemi në dijeni që ka një procedim nga prokuroria për këtë çështje dhe besoj që ekipi i prokurorisë të jetë këtu kur anija të arrijë.
Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet në mbikëqyrje të rreptë dhe nën vëzhgimin e publikut derisa të ekzaminohet përmbajtja e kontejnerëve.
Jam 100% i sigurt që kjo ngarkesë nuk duhet eksportuar të fabrika në Tajlandë dhe ne kemi shkuar atje dhe kemi parë aty në vend dhe besojmë se kjo ngarkesë e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan e për këtë arsye janë bërë të gjitha vëzhgimet e duhura.
Niveli i mbetjeve që ka dalë nga Shqipëqria është përtej vlerave të lejuara e ne besojmë që ky eksportim ngarkesash është dëm për agrokulturat dhe mjedisin.