Ilir Meta ka zhvilluar sot takimin e parë në ambientet e paraburgimit 313-të, ku edhe ndodhet prej një jave.SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti i Republikës të vizitohet në burg nga të afërmit.
Mësohet se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.
Gjatë këtyre ditëve, Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, ndërsa në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, Meta u vizitua nga djali.
Ilir Meta u la në arrest me burg nga GJKKO për akuzat e korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, gjatë seancës që u zhvillua në 23 tetor për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun gjykata vendosi detyrim paraqitje. GJKKO ndryshoi masën e sigurisë vetëm për ish-drejtorin e AKEP, Pirro Xhixho, i cili nga arrest shtëpie u lë na detyrim paraqitje.