Paralajmërimi i policisë për bllokimin e rrugëve, Bardhi akuza Ilir Prodës: I komanduar nga banda e Elbasanit

0
72

Pas paralajmërimit të Policisë së Shtetit se kushdo që bllokon rrugën do të ketë pasoja, ka reaguar kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Në një deklaratë për mediat, Bardhi akuzoi kreun e policisë së Shtetit Ilir Proda si të lidhur me bandën e Elbasanit dhe tha se shumë shpejt do të provohet kjo akuzë.

“Ilir Proda zëdhënës i bandës së Elbasanit ai do na ndjekë në penalisht? Ai të rrijë dhe ca ditë në detyrë dhe do ta shikoni shumë shpejt siç është provuar çdo akuzë e PD, për lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar. Ky është një ndër ata që është komanduar, urdhëruar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit”.

Sa i përket protestës së nesërme, Bardhi theksoi se në çdo tubim të ligjshëm bllokohen rrugët, sikurse ndodh edhe me maratonën e Tiranës. Sipas tij detyra e policisë është garantimi i tubimit.

“Së dyti, tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizimit të PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve. Edhe kur protestojmë para kryeministrisë bllokohet bulevardi Dëshmorët e Kombit. Kur Veliaj bën maratonën e Tiranës, bllokohen të gjitha rrugët. Kur Veliaj bën Maratonën e Tiranës, bllokohen të gjitha rrugët. Çdo tubim i ligjshëm sjell bllokim të qarkullimit. Është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut dhe garantimin e tubimit të ligjshëm, një e drejtë kushtetuese e organizatorëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here