U votua me votat e Ramës!sLigji i minierave/ Berisha: SPAK nuk mori dot Ramën në pyetje!!

Për Sali Berishën, Ilir Meta është një i burgosur politik dhe këtë e provon fakti se dosja hetimore ndaj tij nuk ka arritur të sjellë asnjë provë korrupsioni. Gjatë konferencës me gazetarët këtë të hënë, Berisha tha se SPAK nuk siguroi dot asnjë dëshmi të Kastriot Ismailajt kundër Ilir Metës, edhe pse e kishte prej 6 vitesh të burgsur. Ndërkohë, sipas Berishës, për ligjin e minierave, për të cilin akuzon Metën se mori një vilë nga Samir Mane, prokurorët nuk kanë guxuar të marrin në pyetje Edi Ramën i cili kishte në parlament shumicën e deputetëve dhe e mbrojti personalisht ligjin në një fjalim që mbajti.

Së pari, për Ilir Metën, theksoj se brutaliteti, prita dhe brutaliteti i urdhëruar nga Edi Rama i aplikuar ndaj Ilir Metës do të mbetet akti më kriminal, më i turpshëm, më antikushtetues në historinë e këtij vendi. Akt të cilin nuk e gjeni dot as në analet e diktatorit Hoxha.

Pra, së dyti. Nuk mbroj asnjë akt korruptiv të asnjeriu, por jua them këtu; të mos paraqesësh dot asnjë fakt dhe ta kesh patur Kastriot Ismailajn 4 apo 6 vite në burg, të kesh përdorur të gjitha metodat për t’i marrë dëshmi kundër Ilir Metës dhe ai nuk ka pranuar asgjë. Ka refuzuar, ka thënë “nuk janë të vërteta”, atëherë më thoni: Cili është ai njeriu që mund të besoj deklarata të tjera poshtë e përpjetë kur vetë personit iu premtua lirimi i menjëhershëm nga mercenar Dumani, nëse do të pohonte gjënë më të vogël. E kuptoni se çfarë drejtësie është kjo? Të akuzosh Ilir Metën se ke porositur një vilë tek një biznesmen dhe i ke marrë përsipër për të votuar një ligj, në një kohë që ke anuluar, thotë mercenar Dumani, ke anuluar blerjen e shtëpisë, por thotë “ligjin e ka kaluar”. Duhet të kesh atë fytyrë që kanë, të shkruash në atë mënyrëatë para shqiptarëve. Ligjin nuk e kalon Ilir Meta me 20 deputetë, por ligjin e kalon Edi Rama me 67 deputetë që kishte. Ligji, për të cilin Dumani akuzon pafytyrësisht Ilir Metën se u kalua, në fjalimin panegjirik të Edi Ramës në parlament do të gjeni superlativa më të rralla, më të padëgjuara për një ligj epokal. Çfarë fytyre kanë këto njerëz, se këtëj e akuzojnë se kalove ligjin, duke ditur se nuk e kalon dot me 20 deputetë, këtëj nuk guxojnë të thërrasin Edi Ramën, që kaloi të njëjtin ligj?” u shpreh Berisha.

I pyetur për një deklaratë që ka bërë që Monika Kryemadhi të tregojë paratë që ka ndarë me Edi Ramën, Berisha la të kuptohet se nuk pret që Kryemadhi të jetë një e penduar e Altin Dumanit, sepse ky i fundit është më keq se Nuredini, vrasësi me pagesë që ka rrëfyer krimet e tij.Kryemadhi është një politikane që në rininë e saj. Politikani ka për gjykatës publikun në radhë të parë. Asnjë nuk qëndron mbi ligjin, por personalisht ndjej se çdo politikan duhet të qëndrojë transparent dhe të bëjë transparencë para së gjithash, para publikut. Aty është detyrimi. Por të zhbëhesh sic thoni ju ajo tjetra… A e kuptoni ju se Altin Dumani është më kriminel se Nuredini? Se Nuredini ka kryer vrasje, por i ka rrëfyer ato, kur Altini është një mashtrues ordiner, një njeri që fsheh krime, që përdor krime për pengmarrje, që zbaton urdhra të atyre që e kanë marrë peng. Si mund të imagjinohen gjëra të tilla? Pra çdo politikan duhet të qëndrojë me transparencë para kësaj drejtësie. Këtu nuk ka drejtësi, ka padrejtësi. Krahas Nuredinit, duhet të ishte edhe Altini me qëndrimin që mban ndaj krimit, me dosjet që mbyll”tha Berisha.

Share it :