Mediat më të mëdha ndërkombëtare po i bëjnë jehonë faktit që një anije me sasi gjigante mbetjesh toksike mbërriti sot në Portin e Durrësit.
‘Washington Post’ shkruan se megjithatë anija nuk është ankoruar. Aktualisht ajo është një milje larg bregut.Në total në anije janë 2100 ton mbetje toksike, të cilat janë vendosur nën sekuestro nga prokurorët shqiptarë.Gazeta thekson se vetë kreu i Rrjetit të Bazelit, me qendër në SHBA, që është marrë intensivisht me këtë çështje që nga sinjalizimi fillestar, ishte në Durrës
Jim Puckett, kreu i Rrjetit të Bazelit, ishte në Durrës kur anija mbërriti dhe u bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë një hapje publike dhe marrjen e mostrave të kontejnerëve për të siguruar transparencë. Grupi gjithashtu dëshiron të analizojë mostrat në “laboratorë të ndryshëm paralelisht”.
Ai u tha gazetarëve se dyshonin se pluhuri toksik i furrës së çelikut ishte mbledhur nga filtrat e kontrollit të ndotjes nga një kompani shqiptare dhe ishte kontrabanduar ilegalisht nga Kosova dhe Gjermania,”shkruan gazeta.