‘Burgosja e lidershipit të opozitës, mungesa e lirisë së votës’/ Grupi i PD ngre shqetësimet në takimin me eurodeputetët

Sot u realizua takimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike me europarlamentarët të Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, kanë shprehur mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë, por duke vënë theksin tek vërtetësia e pasqyrimit të situatës në vend

Burgosja e lidershipit të opozitës, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë, ende pa asnjë vendim fajësie nga gjykata, vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve, cënon barazinë e palëve në zgjedhje.Gjatë takimit deputetët e opozitës janë ndaluar tek mohimi i të drejtës së opozitës për të kryer hetime parlamentare dhe pengimit të opozitës në Kuvend. Korrupsioni i qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar, po minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi denoncoi se situata në Kuvend ka arritur deri aty sa të mbahen takimet e Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit në hotel, për shkak të ndëshkimeve politike ndaj opozitës dhe pengesës së tyre për të marrë pjesë në jetën parlamentare. ‘Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës. Shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjet, por mazhoranca refuzon me votë në Parlament të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Share it :