I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte i ftuar Drejtuesi Politik i Qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Ai ka folur per reagimin opozitar dhe për protestën e sotme të opozitës.
Oerd Bylykbashi: Ne e kemi thënë që në fillim kur u mor vendimi politik në Partinë Demokratike për mosbindjen civile. Nuk do të jetë diçka monotone. Do të jetë diçka që do të ketë episode të ndryshme, të cilat përshkallëzohen për të arritur atë që është qëllimi. Në fund fare mosbindja civile është instrument, nuk është qëllim. Qëllimi ynë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zgjedhje, të cilat garantojnë rotacion politik. Pra, kur vota është, ndodh rotacioni. Por kur kjo nuk është e mundur, tashmë të gjithë e kanë parë, në sytë e të gjithëve. Kanë shkruar ndërkombëtarët. Durrësi ka provën mbretëreshë se çfarë janë zgjedhjet, dhe nuk është hera e parë, Dosja 339 me mos gaboj për Durrësin, njëra nga ato numrat, dhe tregonte qartë se si krimi i organizuar çonte ushtarët e vetë në listë, bënte presion, kapte njerëz, bënte presion mbi administratën publike, m’i mblidh t’i shkund njëherë, i thoshte krimineli drejtorit të ujësjellësit.Një rast tjetër, që është i harruar si përgjim ai i asaj kohe është shumë sinjikativ. Është krimineli që merr dikë dhe i thotë të kemi dhënë paratë, na i kthe mbrapsht se e dimë që nuk ke votuar për neve. Ai i betohej mbi çdo gjë që kam votuar për ju.Pra, historia nuk është sot. Ajo është vetëm përshkallëzimi. Si të ngjisim ushtarët tanë edhe më lart në shkallë. Dhe ajo që është e tmerrshme është se si përdoret modeli që të zgjedhurit në Durrës që është lidhja me krimin, shkojnë edhe më lart. Pra në kemi një mekanizëm që po shpartallon mundësinë e qytetarëve të vendosin se kush është politika si përfaqësues dhe kush është politika për mënyrën se si qeverisen. Kështu që në këtë situatë ne kemi vendosur. Strategjia është mosbindja civile, një instrument për tu arritur në garantim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është qeveria teknike. Mosbindja civile është për të çuar drejt kësaj zgjidhje. Dhe në fund fare është, qytetarët votojnë atë që ata duan. Nuk ka shanse askush që të fitojë zgjedhje me një qeveri që hyn për më tepër që hyn në zgjedhje, bashke me krimin dhe korrupsionin. Kokë e këmbë e gjitha. Nuk janë me zgjedhje ato, kështu që për këto arsye episodet me pas, njëri i ndryshëm nga tjetri, njëri më i përshkallëzuar se tjetri, janë të tilla që synojnë të tërheqin vemendjen e qytetarëve dhe të opinionit publik, jo vetëm vendas por edhe ndërkombëtar, siç po ndodh në fakt. Ne sot do të kemi edhe një mundësi që europarlamentarët që vijnë për komitetin e stabilizim asocimit, t’ia themi këto troç në sy. Ajo që është sot është një mënyrë tjetër e mosbindjes civile, do të ketë të tjera do të ketë më të mëdha.Dikush mund ta quaj se është mosbindje politike. Kjo ndodh rëndom dhe rregullisht në të gjithë vendet e botës. E bëjnë sindikatat, e bëjnë partitë politike, e bëjnë qytetarët e thjeshtë. Thjesht në Shqipëri jemi mësuar që të mos ketë reagime të tilla publike dhe bën lajm. Kjo do të prodhojë një ndërgjegjësim qytetar. Të gjithë ata që edhe sot mund të bezdisen sigurisht do të kuptojnë se ka një problem të madh. Problemet janë pa fund. Frekuenca e skandaleve kaq të mëdha ka vetëm një rrënjë, qeverisjen e Edi Ramës. Ku është SPAK. Nëse ka korrupsion me agresiv dhe shkatërrues për një shoqëri është korrupsioni zgjedhor. Çfarë kërkon. Se nuk i kanë përgjimet. Duhet të ja sjellin partnerët ndërkombëtarë që të dalin çështjet. Një çështje e mbyllën, atë të shitblerjes së votës në Durrës dhe Peshkopi. Edhe rasti i Elbasanit…