Mosbindja! Strazimiri: Po bllokojmë rrugët që përzënë shqiptarët nga Shqipëria

0
70

Opozita ka nisur protestën e saj, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Opozita paralajmëroi bllokimin e gjashtë segmenteve kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00.

Deputetët e PD-së u shpërndanë në 6 akse kryesore dhe është parashikuar të paralizohet qarkullimi për tre orë.

Drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.

Anëtar i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka folur për SYRI TV nga terreni ku po ushtrohet protesta e mijërave qytetarëve te ish-sheshi Shqiponja.
“Është një protestë për të bllokuar rrugët ku përzënë shqiptarët nga Shqipëria,  për të treguar se nuk kemi ndërmend të largohemi dhe do qëndrojmë këtu.

Është një proces mosbindje civile, protesta është një formë, do kemi dhe forma tjera, për të treguar që ne jemi këtu dhe nuk kemi ndërmend të largohemi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here