Ndoka: Me të vërtetë ne kemi bllokuar trafikun, por Edi Rama ka bllokuar sistemin

Nga protesta e thirrur nga opozita apo e asaj që quhet si akti i dytë i mosbindjes civile së opozitës, në një intervistë për “Ora News”, kreu i demokristianëve Nard Ndoka deklaroi se këto janë protesta sensibilizuese.

Nard Ndoka: “Këto protesta tregojnë se tashmë në Shqipëri ka një problem madhor.

Pra me të vërtetë ne kemi bllokuar trafikun, por Edi Rama ka bllokuar sistemin, ka bllokuar demokracinë, i ka dhënë një goditje pluralizmit, ka bllokuar rrotacionin dhe ka ngeshur bashkëpunimin me grupet kriminale, por gjithashtu si kryeministër i ka bërë dëme shumë të mëdha këtij vendi, që nga shpopullimi deri tek rritja e varfërisë”.

Share it :