Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita apo e asaj që quhet si akti i dytë i mosbindjes civile së opozitës, në një intervistë për “Ora News”, deputeti demokrat Flamur Noka theksoi se aksion është në vazhdën e mosbindjes civile të shpallur pak javë më parë.
Ai i bëri thirrje policisë ë të mos provokojë, pasi qytetarët tashmë janë në mosbindje civile dhe nuk ka asnjë narko-polici që i shërben narko-regjimit mund ta stepë opozitën.