Prej orës 17:00 ka nisur “mosbindja civile” duke bllokuar qarkullimet në akset kryesore të vendit.
Ky aksion i përshkallëzuar i Partisë Demokratike vjen pasi mazhoranca ka injoruar kërkesën e opozitës për “Qeveri Teknike” para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Ndryshe nga protesta e mëparshme, aksioni i sotëm opozitar nuk do të jetë e përqendruar vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.
Më konkretisht, Partia Demokratike që prej orës 17:00 ka arritur që të bllokojë 6 pikat kryesore:
Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse janë bërë gati për çdo skenar të mundshëm që pritet të ndodhë në rrugët e kryeqytetit.
Në zonën e ish-doganës, andej nga pritet të kalojnë dhe protestuesit që do të vijnë nga qytetet e tjera, janë bërë gati një numër i konsiderueshëm makinash policie dhe zjarrfikësesh, në mënyrë që të mos bllokohen akset kryesore të kalimit të automjeteve.
Në shkresën për të marrë leje që Partia Demokratike i ka dërguar Policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm në këto 6 rrugë, apo do të lëvizin dhe në pika të tjera. Afati i bllokimit po kështu mësohet se do të jetë 3 orë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Protestuesit e parë të opozitës kanë filluar të mblidhen në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Shkozet apo tek Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”,
Pamje nga Casa Italia – Sheshi Shqiponja: