Përplasja me Alizotin/Roven Zeka, përgjegjës për dhunën dhe arrestimin e protestuesve të PD në Elbasan

Rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan ishte zona më e tensionuar e protestës së opozitës e cila për 3 orë paralizoi qarkullimin e automjeteve nga veriu në jug të vendit.

Gjatë aksionit të opozitës jo pak herë, protestuesit u provokuan nga policia e cila me urdhër nga lart e kishte porosinë e qartë: Të provokojë dhe të dhunojë protestuesit.

Gjatë protestës polici Roven Zeka pati përplasje të ashpër me deputetin demokrat, Tomorr Alizoti i cili po i kërkonte llogari përse policia shtyn dhe dhunon protestuesit.

“E zgjidhim ne atë punë!”, ishte përgjigja prej të “forti” i kryepolicit të Elbasanit Roven Zeka i cili pas përfundimit të protestës nisi “ushtrinë” për të arrestuar qytetarët, të mitur, gra dhe eksponentë të Partisë Demokratike.

Polici Roven Zeka

Pas orës 20:00 një “ushtri” me efektivë dolën në terren për të arrestuar dhunshëm kush t’i dilte para duke mbushur plot furgonët e polcisë së Elbasanit.

Share it :