Ndërtimi i segmentit rrugor nga Kashari në Vaqarr do të jetë investimi më i madh publik, që hapet rishtaz.Projekti i përfshirë në buxhetin e vitit 2025 do të ketë një kosto totale prej 7.3 miliardë lekësh ose 73 milionë eurosh dhe pritet që të tenderohet brenda këtij viti
Segmenti nga Kashari në Nyjën e Vaqarrit është pjesë e Bypassit të Tiranës. Ai kalon në gjurmën Kashar-Vaqarr dhe përfundon në Mullet.
Po kështu ky projekt ndërlidhet me të ashtuquajturën Autostradën e Kaltër duke lidhur dy projekte të mëdha koncesionare. Autostradën Thumanë Kashar të ndërtuar nga kompania Gener 2 dhe segmentin tjetër që përfundon në Lekaj, i cili do të ndërtohet nga bashkimi i kompanive Gjoka Konstruksion’ sh.a, ‘Junik’ sh.p.k., ‘Cobial’ sh.p.k, ‘Pepa Group’ sh.p.k, ‘UDHA’ sh.p.k., ‘Geoportal’ sh.p.k. dhe ‘A&E Engineering’ sh.p.k.
Ky segment ka një gjatësi prej rreth 7 kilometrash dhe do të kushtojë 73 milionë euro. /Kapital.al