Mësohet një tjetër nga emrat e viktimave të atentatit me të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër.
Sipas burimeve të deritanishme, ai është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Një pjesë e burimeve bëjnë me dije se Bushati ka humbur jetën, të tjerë, se ai është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.
Personi që është konfirmuar se ka humbur jetën quhet Hamza Lici dhe ka qenë duke lëvizur me një makinë tip S Class me targa kroate pranë “5 heronjve të Vigut” kur është qëlluar me breshëri automatiku.
Hamza Lici është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë.