Foto/ Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit ku mbeti i vrarë, ja kush është Hamza Lici

atentat me armë zjarri në lagjen Dobraç, tronditi Shkodrën gjatë ditës së mërkurës, ku 2 persona u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Viktimë mbeti Hamza Lici, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, ndërsa humbi jetën nga plumbat edhe Flutura Basha, pasi u gjend së bashku me bashkëshortin e saj në momentin që ndodhi krimi i rëndë.

Boldnews.al ka siguruar edhe foton e Hamza Licit, i cili sot humbi jetën pasi ndaj makinës ku po udhëtonte, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Bëhet fjalë për një foto e cila është bërë disa vite më parë.

Viktima, Hamza Lici

Kujtojmë që policia, bëri me dije se pas atentatit, në fshatin Golem u konstatua nga policia plotësisht i djegur një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Share it :