Dy persona mbetën të vrarë në një atentat të ndodhur ditën e sotme në Dobraç të Shkodrës. Një nga viktimat është Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, ndërsa Arlind Bushati mbeti i plagosur rëndë.
Një prej autorëve të dyshuar, ka zbritur nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ia ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk është regjistruar asnjë e shtënë.
Kjo situatë ka krijuar panik, tek qytetarët që ndodheshin në lokalin ku qëndronte Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ku ky i fundit ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, për kryetar bashkie në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.
32-vjeçari Arlind Bushati, iu drejtua policisë së Shkodrës, duke kallëzuar për ngjarjen, por ndonëse policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e sigurisë në ambientin ku ndodhi ngjarja, nuk mund të identifikojë e më pas arrestojë autorët.
Kujtojmë se në mars të vitit 2022, babait të Arlind Bushatit, Xhemal Bushatit, iu vendos eksploziv në një godinë që kishte në pronësi në pedonalen e Shkodrës.