Në emisioni ‘A Show’ i ftuar sot aktivisti dhe anëtari i Brain Gain, Astrit Dautaj ku foli mbi takimin që zhvilloi Edi Rama në SHBA katër ditë më parë dhe mbi atë cfarë ndodhi në takim.
Dautaj u shpreh se, nga ky takim pritej që të kishte një ballafaqim edhe me ata që kishin kritika për kryeministrin e Shqipërisë por pa nisur akoma fjalimi dikush i paralajmëroi që askush të mos guxonte të ndërpriste fjalën e tij.Me një lëvizje koke badigardët e tij na u sulën”- u shpreh Dautaj
Atë ditë ishte reklamuar që kryeministri i Shqipërisë do të zhvillonte një takim me Shqiptarët. Që në momentin që nxori njoftimin e ardhjes së tij në SHBA, unë kisha dëshirë ta takoja, pasi mendova që në këtë takim do të priste edhe ata që kishin kritika për të. Ishte momenti që ai të ballafaqohej me ne.
Prisja që vendimi që ai të vinte në Amerikë, ta dinte që ai po vinte në një tokë të lirë, ku njerëzit kanë më shumë të drejta. Njerëzit kudo duhet të kenë të drejta jo vetëm në Amerikë.
Më bën habi, si ka mundësi që takimet e tij me popullin janë njëlloj, askush nuk e pyet për asgje, dhe mbas 1 ore fjalim reagojnë vetëm persona që i bëjnë elozhe. Në këto takime gjithmonë del një i djathtë i tmerrshëm që mbështet politikën e majtë.
Unë shkova në takimin e Ramës në Amerikë për të parë nga afër nëse ishte me regji apo jo.
Të them të drejtën një shikim i tij bëri që badigardët e tij të na suleshin.
Aty kishte të gjitha kategoritë, event që provomonte takimin më Shqiptarët, mbi 60-70% aty ishin nga Kosova dhe Mali i ZI dhe ata u ndjenë të prer në besë kur kryeministri i kërkoj votën.
Ne po flisnim me disa nga protestuesit dhe po i pyesnim se si e shikonin prezencën e kryeministrit dhe të gjithë thonin që ka vjedhur. Ata reaguan më pas.
Para se të niste fjalimin kryeministri dikush erdhi dhe tha mos të guxojë njeri ta ndërpresë kryeministrin dhe ne nuk duruam as 8 minuta dhe e ndërpremë.
Unë shpresoj që problemi me kryeministrin të zgjidhet me votë.