Reuters Zgjedh foton e dites! Protestuesit dhe policia ne Shqiperi

Prestigjiozja e agjencisë së lajmeve më e madhe në botë, Reuters ka publikuar një set fotografish këtë të mërkurë, 30 tetor të shkrepura në mbarë globin.

Mes setit të fotove të etiketuar si ‘Fotografitë e ditës’, Reuters ka përzgjedhur protestën e opozitës shqiptare të mbajtuar të martën e 29 tetorit, në atë që cilësohet mosbindja civile kundër narkoshtetit.Fotoja, siç raporton agjencia e lajmeve ‘Reuters’, tregon qytetarët që protestojnë përballë forcave të policisë.

Opozita Shqiptare

‘Mbështetësit e opozitës shqiptare që përleshen me policinë, teksa ata bllokojnë rrugën kryesore që të çon në kryeqytetin e vendit pasi ish-presidenti Ilir Meta u arrestua me akuza për korrupsion javën e kaluar, në Tiranë, Shqipëri’, shkruan Reuters përbri fotografisë, që është e para në setin prej 27 imazhe të përzgjedhura këtë 30 tetor.

Më poshtë keni disa nga fotografitë e përzgjedhura nga Reuters, që nga përmbytjet në Spanjë, fushata e kanidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump etj./Reuters.

 

Share it :